Sie sind hier:

A je e/i diskriminuar në shkollë?

Jugendliche, die sich umarmen

Ndihesh e/i fyer apo e/i izoluar nga shokët e klasës për shkak të pamjes së jashtme?
Mësuesit nuk të besojnë, nuk të marrin seriozisht apo flasin keq për ty, sepse prindërit e tu nuk janë nga Gjermania ose nuk kanë studiuar?
Ndihesh e/i izoluar në oborrin e shkollës sepse nuk do që të vendosësh nëse do të jesh një vajzë apo një djalë?
Shpesh nuk mund të marrësh pjesë nëpër ekskursione, sepse askush nuk i kushton vëmendje faktit nëse destinacioni një vend pa pengesa për njerëzit me nevoja të veçanta është?
Apo po përjeton diçka të ngjashme me sa më lart? Ky është diskriminim! Dhe kjo nuk është okej!

Atëherë, ne jemi për ty këtu që të të ndihmojmë!

Jugendliche mit Kopftuch

Ne jemi DiBS! Kjo do të thotë „Mbrojtje kundër diskriminimit dhe këshillim për nxënëset/it“.
Dibs! është një ofertë e ReBUZ Bremen dhe Bremerhaven. Ne i përkasim autoritetit komunal të Bremerhavenit dhe ministrisë për fëmijët dhe arsimin në Bremen.
Ne jemi këtu për të gjithë nxënësit në Bremen dhe Bremerhaven që përjetojnë diskriminim.
Diskriminim do të thotë kur njerëzit janë të pafavorizuar, të përjashtuar, të fyer ose fizikisht të sulmuar, sepse kanë ose atribuojnë disa karakteristika te caktuara ose janë në situata të caktuara të jetës së tyre. Këto mund të jenë, p.sh. gjinia, feja, ngjyra e lëkurës, statusi i qëndrimit, prejardhja shoqërore, pamja e jashtme ose karakteristika te ndryshme fizike.

Kështu të ndihmojmë:

Team DiBS!

Ne flasim me ty për atë që ke përjetuar ose ende po përjeton. Jemi në anën tënde. Ne nuk themi asgjë. Ne jemi këtu për të të dëgjuar ty.
Së bashku me ty, ne shqyrtojmë se çfarë mund të bësh kundër diskriminimit dhe të mbështesim në këtë hap. Diskutojme me ty, se si mund të përmirësohet gjendja jote. Ti vendos për hapat e mëtejshëm.
Ne mund të të këshillojmë gjithashtu në mënyrë anonime. Mund të takohesh i vetëm me ne ose të sjellësh dikë me vete, si të jetë më mirë për ty. Ne të këshillojmë në vende të ndryshme në Bremen.
Ne mund të takohemi atje, ku ti ndihesh më mirë dhe më rehat. Ose në dhomat tona të këshillimit në ReBUZ ose në shkollën tënde ose në një vend tjetër ku të mund të flasim në qetësi.

Kështu mund të na kontaktosh:

Jugendlicher mit Smartphone

Numri ynë celular është: 0176-42364944.
Nëse nuk arrin të kontaktosh me askënd, mund të na dërgosh një mesazh tek kutia postare dhe ne do të të telefonojmë më vonë.

Ti gjithashtu mund të na dërgosh mesazhe në këtë numër telefoni.

Sigurisht që mund të na shkruash gjithmonë edhe e-mail. Adresat tona elektronike janë dibs@rebuz.bremen.de në Bremen dhe dibs@rebuz.bremerhaven.de në Bremerhaven.
Nëse na shkruan një e-mail, mund ta shkruash atë në gjuhën që ndihesh më rehat.
Ne kuptojmë dhe flasim gjermanisht & anglisht, ndërsa për gjuhët e tjera gjejmë përkthyes.